Lëvizja Demokratike: BDI shpëtimin po e kërkon te Nikolla Gruevski

Lëvizja Demokratike përmes një kumtese ka akuzuar BDI-në se po kërkon shpëtimin e Nikolla Gruevskit dhe se po frikësohet se do t’i humbë zgjedhjet, përcjellë Klan M.

Ja kumtesa e plotë:

”BDI e di se do t’i humbë zgjedhjet. BDI e di që do të shkojë në opozitë. Shpëtimin e tyre të fundit e kërkojnë te miku dhe bashkëpunëtori i vjetër.

BDI-ja e shpalli Nikolla Gruevskin si thesar kombëtar të shqiptarëve, por që në fakt është gomë për të shpëtuar disa njerëz nga BDI.

Ata që e mbrojtën, i dhanë mundësi të arratisej, ruanin pronën e tij, shpresojnë në të njëjtin shërbim nga Gruevski për ta. Njeriu që ishte arsyeja pse Maqedonia e Veriut u izolua për dhjetë vjet, Njeriu që ishte arsyeja pse shumë shqiptarë u dënuan, u persekutuan dhe ju bënë padrejtësi,

Njeriu të cilin BDI e sulmoi si arsye për mos anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE, sot pikërisht ai njeri është shpresa e fundit për shpëtimin e BDI-së. BDI nuk ka shpresë që Gruevski mund të sigurojë deputetë që do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës. BDI shpëtimin e sheh në përsëritjen e episodave të njëjta. Pra, ashtu siç nuk u ndëshkua Gruevskin mos të ndëshkohet edhe kriminaliteti i disa personave të BDI-së. BDI-ja e di se do të shkojë në opozitë andaj e do Gruevskin në pushtet.

Gruevski u ka borxh atyre. Kështu mendojnë se shqiptarët do të duhet të harrojnë gjithë dëmin, gjithë korrupsionin, të gjithë fëmijët e ikur nga shteti. Ndryshimet në Kodin Penal ishin fillimi, kështu që tani po vazhdojnë me iniciativë para Gjykatës Supreme që kërkon kthimin e abolimeve të Gjorge Ivanovit. Mediat raportojnë se Artan Grubi është përfshirë personalisht në lobim dhe presion për rikthimin e faljeve.

Ne e dënojmë ashpër këtë sjellje të qeverisë. Ne duam drejtësi. Ata duan të ketë PAZAR dhe TREGTI me drejtësinë. Sot për Gruevskin, nesër për veten e tyre. Ne jemi kundër, por edhe të gjithë shqiptarët janë kundër kësaj politike të BDI-së. Dënimi do të vijë shumë shpejt. I bëjmë thirrje gjykatësve të Gjykatës Supreme që të mos bien në këtë grackë dhe presion të BDI-së” – thuhet në kumtesën e Lëvizjes Demokratike. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share