Lëvizja Demokratike: BDI shpëtimin po e kërkon te Nikolla Gruevski

LD: KJO MUND TË KUPTOHET VETËM SI ALIBI PËR QËLLIME POLITIKE

Deklarata e fundit e ministrit të Jashtëm. Bujar Osmanit rreth kthimit të ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, ka nxitur reagime te partitë opozitare të bllokuar shqiptar por, edhe atij maqedonase, përcjellë KlanM. Nga Lëvizja Demokratike, akuzuan BDI-në se, te Gruevski shohin shpresën e fundit për shpëtimin e tyre.

“BDI-ja e di se do të shkojë në opozitë andaj e do Gruevskin në pushtet. Gruevski u ka borxh atyre. Kështu mendojnë se shqiptarët do të duhet të harrojnë gjithë dëmin, gjithë korrupsionin, të gjithë fëmijët e ikur nga shteti. Ndryshimet në Kodin Penal ishin fillimi, kështu që tani po vazhdojnë me iniciativë para Gjykatës Supreme që kërkon kthimin e abolimeve të Gjorge Ivanovit”, tha Fari Hiseni.

Ndërkaq, nga Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovskit thonë se, kjo mund të kuptohet vetëm si alibi për hapat e mundshëm të ardhshëm për BDI-në dhe LSDM-në dhe qëllime të fshehur për amnistinë e tij për interesa partiake politike

“Qëndrimi i mëtejmë i Nikolla Gruevskit në Hungari, përkundër deklaratës së Bujar Osmanit, nuk mund të vihet nën rreziqe të sigurisë dhe ajo të jetë bazë për kthimin e tij në Maqedoni dhe mbrojtje të interesave tona nacionale. Me azil politik për qëndrim të lirë edhe pas 5 viteve banim në Hungari, tani ta mbroni shtetin nga Gruevski është absolutisht e papranueshme dhe nuk është e shëndetshme për shtetin”, thonë nga Lëvizja Demokratike.

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, gjatë një paraqitje publike të bërë para disa ditëve, deklaroi se, zgjidhja më e mirë, nga aspekti i sigurisë, është që Gruevski të kthehen dhe të vazhdojë me gjykimet. Sipas tij, është e dëmshme për shtetin që ta ketë tjetër kush në dorë një person, i cili ka qenë kryeministër më shumë se një dekadë. Megjithatë, Osmani mohoi se ka pasur iniciativë apo bisedime për kthimin e tij./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share