Lëvizja BESA: Rezultatet e “PISA-s” – BDI me sukses e shkatërroj arsimin në vend!

Nga Lëvizja BESA pas rezultateve të PISA-s kanë akuzuar BDI-në se po shkatërron arsimin në vend me ministrat e saj, përcjellë Klan M.
”Shkatërrimi i arsimit nga ministrat e BDI-së po jep rezultate. BDI po arrin me sukses të zbatojë politikat antishqiptare në vendin tonë. Rezultatet e politikave shkatërruese me vite të tëra po japin rezultate të favorshme për BDI-në por shqetësuese dhe të dëmshme për shqiptarët. Këtë më së miri e dëshmojnë rezultatet e dala nga studimet e “PISA” të bëra për vitin 2022, të cilat sot u publikuan nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Evropian. PISA po konstaton se në Maqedoninë e Veriut për çdo ditë po bie cilësia e arsimit. Imagjinoni në të gjitha sferat e arsimit, studimet ndërkombëtare kanë konstatuar se nxënësit dhe studentët në Maqedoninë e Veriut kanë treguar rezultate ndër mesataren e parashikuar nga PISA” – tha Validin Ademi, Departamenti për Arsim nga Lëvizja BESA. /KlanMacedonia/
https://www.youtube.com/watch?v=HgTsE4K4ex0
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share