Lëvizja Besa: Fitojmë bindshëm në Tetovë, procesi zgjedhor shkoi mirë

Sadat Sulejmani nga Lëvizja Besa në konferencën për shtyp pas mbylljes së vendvotimeve në Tetovë tha se sipas informacioneve të para, nga kjo parti kanë firuar garën për këshilltarë në komunën e Tetovës.

“Sa i përket informacioneve që i kemi në terren, fitojmë bindshëm, megjithatë, me ardhjen e informacioneve nga kutitë e votimit, në ora 21 do të kemi një press konferencë ku së bashku do ta festojmë fitoren”, tha Sulejmani.

Sulejmani tha se nuk kanë evidentuar parregullsi, përveç siç tha ai, thyerjes së heshtjes zgjedhore nga Ali Ahmeti dhe disa funksionarë të BDI-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Sa i përket procesit zgjedhor, nuk kemi evidentuar ndonjë problem të dushëm, megjithatë ende jemi në pritje të procesverbaleve të shohim a ka ndonjë problem në ndonjë vendvotim, përveç se e keni evidentuar edhe ju edhe e keni parë se nga frika e humbjes, lideri i BDI-së bashkë me disa funksionarë të tij bënë postime ku e prishën heshtjen zgjedhore”, tha Sadat Sulejmani.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share