Pendarovski: Pas përfundimit të luftës në Ukrainë dua të shoh nëse Ballkani Perëndimor do jetë në fokusin e BE-së

Një ditë pas samitit BE-Ballkani Perëndimor të zhvilluar në Tiranë, kryeministri Edi Rama, presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç po marrin pjesë në sesionin e diskutimit në Bruksel rreth samitit historik të mbajtur në vendin tonë.

Gjatë fjalës së tij, Pendarovski është shprehur se dëshiron të shikojë nëse Bashkimi Europian pas luftës në Ukrainë do ta ketë sërish vëmendjen tek Ballkani Perëndimor.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Stevo Pendarovski: Evenimenti kryesor ndodhi në verë kur hoqëm bllokadën nga një anëtar i BE që na e kishte ndalur këtë ecuri për në BE. Më pas duhet të vijojmë me hapjen e grupeve të kapitujve. Nuk ka euro entuzizëm. Mbështetja për integrim në Perëndim është ulur. Jemi në shifrat e 60-62 për qind në favor të anëtarësimit në BE. Ju takon udhëheqësve poltikë që të ju tregojnë njerëzve se kjo është alternativa më e mirë për vendin. Nuk do të heqim dorë dhe presim fokus të plotë nga ana e BE-së. Unë dua të shoh nëse BE pas përfundimit të luftës në Ukrainë do të kthehet tek çështjet e zakonshme, se kush do të marrë çfarë. Dua të shoh nëse BP do të jetë sërish në fokusin e BE. Atmosfera nuk ka ndryshuar në raport me zgjerimin, kemi paguar një çmim shumë të madh. Ka qenë një betejë e ashpër./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share