Letra me propozimin francez griset nga deputetja e VMRO-DPMNE-së

Deputetja e VMRO-DPMNE-së Dafina Stojanoska, sot në seancën e Kuvendit ku diskutohet për propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, në shenjë revolte ka shqyer letrën në të cilin ishte pikërisht propozimi i dhënë nga presidenca franceze.

Në fjalimin e saj ajo u tha deputetëve të shumicës parlamentare se “populli thotë ‘Jo’ për asimilimin dhe se ata nuk do të diskutojnë në lidhje me këtë pikë”.

“Dua t’ju them edhe një gjë se asnjë dokument që do ta nënshkruani, votoni apo kaloni nuk do të ketë legjitimitet dhe vlefshmëri derisa të marrë nënshkrimin më të rëndësishëm dhe vulën më të rëndësishme, që është vula dhe leja e popullit maqedonas. Prandaj, sado që të provoni sot këtu të bëni dhe të thoni që jeni demokratë dhe transparentë, se keni vlera evropiane, unë mund t’ju them vetëm një gjë se ky dokument i rremë nuk është një dokument për të cilin do të debatojmë sot”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Unë do ta shqyej këtu para jush dhe shpresoj dhe uroj që ky zë i grisjes së letrës sa jeni gjallë t’ju shpojë veshët që keni dhe shpirtrat që nuk i keni”, u tha Stojanoska deputetëve të shumicës.

Ndryshe, pas miratimit të sotëm të propozimit francez me shumicë të thjeshtë, ai do të dërgohet në Qeveri për shqyrtim.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share