Mickoski ftoi sërish Qeverinë në takim në selinë e VMRO-së

Bytyqi: Dyert e Këshillit Ekonomik janë të hapura për opozitën

Lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoskit ka ftuar përsëri Qeverinë në takim në selinë e VMRO – DPMNE-së, për t’ua elaboruar konceptin që ai propozon për përballje me krizën energjetike, duke thënë se nuk ka shumë kohë. Nëpërmjet një reagimi me shkrim, pasi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, mbrëmë refuzoi ftesën e tij, Mickoski tha se, ndjen keqardhje që në momente të këtilla jashtëzakonisht të komplikuar dhe të rëndësishme për Maqedoninë, qytetarët dhe ekonomik kryeministri dhe ministrat në Qeveri, njëherë ta lënë anash politikën dhe të vihen në anën e shtetit dhe të qytetarëve, raporton Klan M.

“Kam kërkuar takim me Dimitar Kovaçevskin që të elaborojë konceptin për këtë vit por edhe për vitin e ardhshëm se si të optimizohet shfrytëzimi i resurseve vendore dhe të sigurohet energencë i lirë, dezertoi, refuzoi. E ftova në debat televiziv para opinionit të Maqedonisë, përsëri dezertoi, refuzoi me arsyetim se nuk është tani koha. E ftova edhe Fatmir Bytyqin, në selinë e VMRO – DPMNE-së, si përgjegjës për çështje ekonomike në Qeveri, refuzoi të vijë dhe më ftoi të këshillin ekonomik që ta prezantojë konceptin, pasi ashtu ka punuar me sukses në pandeminë e koronës” – deklaroi Hristijan Mickoski, VMRO – DPMNE

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri Bytyqi, mbrëmë ka ftuar opozitën që të marrë pjesë në mbledhjen e Këshilli Ekonomik, i cili është caktuar për të mërkurën. Ai tha se, kompleksiteti i kësaj krize kërkon që të tejkalojnë vetveten, sepse solidariteti, përgjegjësia dhe mençuria kolektive janë ato që do të na nxjerrin nga kriza.

“Për të mërkurën është caktuar Këshilli Ekonomik në një format të gjerë, i cili u përpoqëm të jetë produktiv dhe konstruktiv gjatë krizës së koronës. Fatkeqësisht, opozita nuk e tregoi atë shans për të treguar kujdes dhe ndërgjegje, përkundrazi as që erdhi, kështu që filloi me bllokadë, pastaj bllokadë aktive të Parlamentit. Qytetarët e dinë se prej gati tre vitesh publikisht bëj thirrje për bashkëpunim dhe përgjegjësi për të përballuar krizën. Përsëri dyert janë të hapura, zgjidhjet janë gjithmonë në tavolinën ku ulemi të gjithë bashkë. Nuk ka nevojë të flasim ballë për ballë, pas dyerve të mbyllura” – tha  Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministri

Mickoski pretendon se koncepti i tij të cilin ia propozon Qeverisë, shteti do të kursejë 300 milionë euro. Ai thotë se ka kontakte me kompanitë nga Gjermania, Zvicrra dhe Çekia, të cilët munden të sjellin sasi të gazit nga Gazpromi, të cilat do të jenë të mjaftueshme për shtetin. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share