Letonia mbyll kufirin për rusët

Shtete nëpër botë po reagojnë ndaj krizës që po ndodh në Rusi dhe vendet më pranë saj po marrin hapat më vendimtare.

Letonia, e cila u përball me një fluks rusësh të cilët u arratisën nga vendi i tyre pas nisjes së luftës së Ukrainë vitin e shkuar, ka mbyll kufirin e saj me Rusinë. Në një postim në Twitter, Ministria e Jashtme tha se nuk do të merret në konsideratë asnjë kërkesë për t’u futur në vendin e saj që vjen si pasojë e situatës aktuale të krijuar në Rusi.

Shumë vende të tjera përfshirë Poloninë, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, janë shprehur gjithashtu se po monitorojnë nga afër situatën.

Në një lëvizje surprizë, njësia famëkeqe e mercenarëve Wagner u rebelua kundër Moskës. Mercenarë të armatosur me tanke dhe autoblinda morën natën e së premtes kontrollin e Rostov mbi Donit, qytetit jugperëndimor rus në kufi me Ukrainën dhe tashmë po marshojnë drejt Moskës për të marrë pushtetin.

Kreu i grupit Jevgeni Prigozhin sqaroi se luftëtarët e tij u detyruan të ndërmarrin një hap të tillë, pasi sipas tij, komanda e ushtrisë ruse po e le të dështojë ofensivën në Ukrainë. Ndërsa presidenti rus Vladimir Putin në një mesazh drejtuar popullit në televizion, akuzoi njësinë Wagner për tradhti./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share