“Lerini ta hapin, do e mbyllin pas 5 viteve” – Dirigjenti Veseli rrëfen për hapjen e paraleleve shqipe në QASH për Muzikë dhe Balet

Profesori dhe dirigjenti nga Qendra Arsimore Shtetërore për Muzikë dhe Balet “Ilija Nikolovski – Luj” në Shkup, Behar Veseli në emisionin 99 Minuta me Fjolla Telain, rrëfeu për sfidat e përfaqësuesëve shqiptarë në këtë institucion. Veseli tregoi momentet kur është hapur paralelja në gjuhën shqipe në këtë institucion, kur nga pala maqedonase, mezi pritej që ky projekt të dështojë e kështu të mvyllet e të mos kërkohet më të hapet. Sipas profesor Veselit, kundërshtarët e paraleleve shqipe në këtë Qendër nuk kanë menduar se shqiptarët janë të denjë për të drejtuar e për të zhvilluar institucione të tilla.

“Ajo paralele është parë gjithmonë me syrin eksperimental, d.m.th duke e pritur hapin e parë se kur do të dështojë. Që kur të dështojë të thonë, këto nuk ditën ta udhëheqin, nuk ka nevojë ta kenë e kështu me radhë…”, tha mes tjerash Veseli./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share