Kurti: Lufta hibride në Ballkan udhëhiqet nga Qendra humanitare ruse në Nish dhe baza e Sputnik-ut në Beograd

“Qendra humanitare ruse” në Nish dhe baza e “Sputnik”-ut në Beograd udhëheqin luftën hibride në Ballkan, sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përcjell KlanM.

Kurti theksoi se Kosova është e ekspozuar ndaj lajmeve të rreme dhe luftës hibride. Sipas tij, Kosova ka bërë përparim të theksuar në këto dy vite të qeverisje së tij, sa i përket lirisë së mediave.

Siç thotë Kurti për Klan Maqedoni, miliarda euro po jepen nga Kremlini dhe Beogradi për dezinfomata dhe për tÇi vënë qytetarët, sipas tij, në lajthitje.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, organet tona qeveritare dhe shtetërore bëjnë maksimumin e sqarimit të opinionit publik, që në njërën anë kurrsesi të mos e cënojmë lirinë e mediave, mirëpo në anën tjetër pa dyshim t’i vëmë qytetarët se mund të jenë viktima të keqinformimit dashakeq të fqinjit tonë verior e superfuqisë verilindore, e cila po kërcënon gjithë kontinentin tonë”, deklaroi kryeministri Kurti./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share