VMRO-DPMNE nuk e pranon propozimin francez

VMRO-DPMNE NUK E PRANON PROPOZIMIN FRANCEZ

MICKOSKI: PROPOZIMI ËSHTË I NJËJTË, QEVERIA MANIPULON

Për VMRO DPMNE propozimi francez është i papranueshëm. Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski tha se partia që përfaqëson ai nuk do të mbështes propozimin francez për heqjen vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut pasi sipas tij propozimi në thelb është i njëjtë me atë që ishte refuzuar më herët nga Qeveria.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Propozim që është ultimatum për ardhmërinë e Maqedonisë sonë, propozim që është diktat për kërkesa megalomane dhe aspirata historike ndaj Maqedonisë, për këso propozimi përgjigja është, jo faleminderit. Propozimi që është në tavolinë, të cilin Qeveria e fshente, kurse ne arritëm përmes kanaleve tona deri deri ai dokument, është në thelb i njëjti, i cili tashmë është refuzuar një herë” – deklaroi Mickoski.

Mickoski bëri thirrje për protestë kundër këtij propozimi që sipas që sipas tij nënkupton ose asimilim të maqedonasve ose nuk do të ketë BE.

Kjo do të thotë ose i asimiluar në BE ose s’ka BE. Ka pasur një iniciativë për të protestuar dhe ne i bashkohemi kësaj nisme. Unë bëj thirrje për një protestë mbarëkombëtare. Nesër para Qeverisë në orën 19.00. Unë do të jem njëri nga të shumtët atje, ftoj të gjithë popullin të bashkohet, të mbrojmë atë që quhet vlerë evropiane” – tha kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Qeveria ndrëkohë gjatë ditës njoftoi se propozimin në fjalë është më I favorshëm se ai paraprak të cilin e refuzoi në Bruksel. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share