LD: Pensioni minimal të filloj prej 300 eurove

Nga partia Lidhja Demokratike përmes një kumtese kërkojnë nga Qeveria që pensioni minimal të jetë 300 euro, përcjellë Klan M.

”Kur propozuam pagën minimale prej treqind euro, pavarësisht rezistencës, prapëseprapë u pranua por pa harmonizuar pagat e tjera në bazë minimale, gjë që solli situata absurde. Paga minimale duhet të marrin ata që tashmë kishin pagë prej 18.000 denarë, me arsim më të lartë dhe kryenin punë më komplekse.

Prandaj, qeveria duhet të pranojë propozimin për pension minimal, por të rregullojë masën e pensioneve më të larta në bazë të pensionit minimal.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pensioni minimal prej 300 euro dhe rritja lineare e pensioneve janë kërkesa të justifikuara dhe të qëndrueshme të pensionistëve, dhe qëndrueshmëria e fondit pensional varet nga rritja e ekonomisë, lufta efektive kundër krimit dhe ekonomisë gri, si dhe nga realizimi i investimeve kapitale.

Vetëm mjetet nga projektet e parealizuara të paguara nga Qeveria mund të mbulojnë nevojat e pensionistëve” – thuhet në kumtesën e Lidhjes Demokratike. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share