Lavrov: RMV-ja vegël e perëndimit në lojën anti-ruse

“DYSHIME NËSE RMV-ja SË SHPEJTI DO TË ANËTARËSOHET NË BE”

Perëndimi po përpiqet t`I shndërrojë Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut në “vegla” të fushatës anti-ruse, percjell KlanM, deklaratën e Ministrit të jashtëm rus, Sergej Lavrov dhënë një intervistë të publikuar në Ministrinë e Jashtme të Rusisë.

“Shihet dallimi mes asaj që malazezët dhe maqedonasit e ndjejnë për Rusinë dhe ajo që politikanët e tyre janë të detyruar ta bëjnë nga Brukseli, BE-ja dhe NATO-ja. Kjo është përpojekje që të bëhen në vegla në fushatën anti-ruse”, deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov.

Ministri I Jashtëm rus në këtë intervistë, siç përcjell KlanM, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut ndryshoi emrin për të hyrë në BE, duke shfaqur dyshime se së shpejti do të ndodh një gjë e këtillë.

“Në vend të kësaj, ata I morën në NATO, nisën t`i nxehin ndjenjat rusofobike, politikën agresive ndaj Federatës ruse. Njëjtë bënë me Malin e Zi; premtuan se do të hyjnë në BE, por fillimisht duhet të hyjnë në NATO, t`u bashkangjiten sanksioneve dhe të marrin qëndrime të hapura antiruse” ,deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov.

Lavrovi në këtë intervistë, siç njofton KlanM, pozitivisht e ka vlerësuar vendimin e Kishës serbe për të pranuar Kishën Ortdokse Maqedonase. Sipas tij, kjo ka qenë përgjigje ndaj intrigave të Patriarkut të Stambollit. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share