Lautaro Martinez vendos derbin e Milanos

Me një gol të Lautaro Martinez në minutën e 34-t, Interi fiton derbin e Madoninës përballë Milanit.

Në ndeshje u shënuan edhe dy gola nga Interi, por që u anuluan.

Goli i parë u anulua për shkak të një ndërhyrjeje të palejuar nga Lukaku, ndërsa i dyti për pozicion jashtë loje.

Me këtë fitore, Interi mban poziten e dytë në tabelë me 43 pikë, 13 më pak se Napoli që mban kreun me 56 pikë.

AC Milani gjenden në pozitën e 6-të me 38 pikë nga 21 ndeshje.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share