Largimi i shqiptarëve nga puna, heshtje nga FIZHT/ Opozita me akuza të forta ndaj VLEN-it

Largimet e të punësuarve shqiptarë nga puna nuk kanë të ndalur, së fundi është raportuar se 30 shqiptarëve që kanë qenë të angazhuar në Fondin për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik u është ndërprerë kontrata, nga ana e drejtorit të ri Nikolla Dodov I cili nw këtë pozit zv ish drejtorin nga rradhwt e BDI-sw Festim Halili.

Ish drejtori Festim Halili në një prononcim për Klan Maqedoni ka thënë se përveç largimit të punësuarve me kontrata ka pasur edhe presione pwr tw punwsuarit me vendime nga ana e drejtorit tw ri. Shton se punësimet me kontrata në vepër që janë bërë kanë pasur pëlqimin e Ministrisë së Financave, fakt ky që lë të nënkuptohet se janë paraparë edhe mjete për pagesën e rrogave për të njëjtit

“Të angazhuarit kanë qenë të gjithë profesionist në fushat e tyre përkatëse. Shumica e të larguarve nga puna ishin edhe magjistra shkencash, disa edhe me provime të jurisprodencës disa të tjerë me çertifikata specifike të punës për shkak të natyrës së punës që kërkohej në fondin për inovacion. Mendoj se ndërprerja e kontratave ka qenë një reaksion jo i menduar mirë nga udhëheqësia aktuale pasiqë përvoja e tyre mendoj se do ti ndihmonte shumë në akselerimin e institucionit, shtuar kësaj dyshimet se ky veprim ka qenë i ndërmarë vetëm ndaj të punësuarve të një etnikumi të caktuar sepse ne kemi pasur të angazhuar edhe nga të gjitha etnitetet tjera. Nëse konfirmohet se largimet kanë qenë selektive atëherë shumë qartë është se jo vetëm që mund të jetë vendim politik, por akoma më keq mund të jetë veprim për hemogjenizim të institucionit. Prandaj, mendoj se duhet reflektuar nga kjo udhëheqësi dhe të shifen edhe njëherë mundësitë që këta të angazhuar të vazhdojnë punën aty”, tha Halili.

Largimin e shqiptarwve nga puna e alarmoi dje , Artin Spahiu nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Sipas Spahiut ky është ndryshimi që solli VLEN-i dhe kjo që po ndodhë është falë tradhëtisë së vazalëve të VLEN-it.

*”Nikola Dodov, komiti i emëruar drejtor nga qeveria VMRO-vasalë (VLEN), në vend të drejtorit shqiptar Festim Halili drejtor në Agjensionin për Inovacion, ka përjashtuar nga puna 30 shqiptarë. Ky është ndryshimi që VLEN solli, si vasali më i vyeshëm i Qendrës Hibride Anti Shqiptare! Turpi dhe tradhëtia e VLEN vazhdon”, ka shkruar Spahiu.

Tv Klan dërgoi pyetje deri tek FIZHT – (Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik) se sa kontrata janë ndërprerë dhe se a janë shqiptarë të gjithë të larguarit. Deri tek fondi dërguam pyetje edhe për përqindjen e shqiptarëve të punësuar në këtë institucion.

Nga FIZHT premtuan përgjigje megjithatë deri në kwtw moment përgjigje nuk kemi.

Reagime për largimin e shqiptarëve nga puna ka pasur edhe zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, krahu i Selës, Arben Zeqiri. Mes tjerash, Zeqiri ka thënë se brenda tre muajsh Qeveria VMRO-VLEN ka larguar afërsisht 200 shqiptarë nga puna.

Zeqiri akuzon partitë shqiptare se kanë larguar 60 shqiptarë nga Pyjet e Maqedonisë, 30 nga Fondi për Inovacion, 30 nga Ndërmarrja Publike, Rrugët Shtetërore, 7 nga reparti i Biokimisë dhe 7-të nga Klinika për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share