LAJMI I FUNDIT – Krisma në Beograd, tre të vrarë e 9 të plagosur / Policia rrethon sulmuesin, vazhdojnë të shtënat

Tre persona kanë mbetur të vrarë dhe nëntë të plagosur nga të shtënat që kanë ndodhur sonte në Mlladenoc të Beogradit, përcjell Klan Macedonia.

Ekipet e ambulancës dhe policisë ndodhen në vendin e ngjarjes. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë më shumë viktima, ndërsa në mesin e të plagosurve sipas informacioneve jozyrtare ka edhe fëmijë, raporton kuriri serb.

Një burrë nga një automjet në lëvizje ka qëlluar fillimisht në mes të turmës me kallashnikov dhe më pas nga një makinë në lëvizje, pa zgjedhur viktimat.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara mes të plagosurve ka edhe fëmijë.

Në vendngjarje ndodhen edhe pjesëtarë të policisë, ndërsa për të riun U.B, 21 vjeç është lëshuar urdhërarrest. Ai është larguar me një Mercedes.

Sipas informacioneve, policia ka arritur ta gjejë vendndodhjen e tij dhe e ka rrethuar.

Raportohet se vazhdojnë të shtënat mes të dyshuarit dhe policisë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share