Lajmet për bombat nëpër shkolla, MPB del me njoftim zyrtar

Nga MPB kanë dalë me njoftim në lidhje me bombat nëpër shkolla ku gjatë ditës së djeshme dhe sot janë kërcënuar nëntë shkolla të mesme në qytetin e Shkupit nga dërgues anonim. Ku është bërë edhe evakuimi i nxënësve dhe sipas MPB-së pas kontrolleve të hollsishme ka qenë alarm i rrejshëm.

‘Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e sotme se nëntë shkolla në territorin e Shkupit kanë pranuar email me kërcënim për mjet shpërthyes dhe është konstatuar se bëhet fjalë për denoncime të rreme. . Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollave dhe më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga ekipet inspektuese antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme” – thonë nga MPB.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share