“Bullgaria është si Rusia, ka qasje të njejtë dallon vetëm taktika”

XHOZEF: NACIONALIZMI EKSTREM NË BULLGARI NGJAN ME ATË QË RUSIA BËN NË UKRAINË

Nuk mund ta dëshmojë me fakte, por njohësi i çështjeve të Ballkanit, Eduar Xhozef, thekson se ekzistojnë shumë indikacione se vetoja bullgare që prolongoi marrjen e datës për fillimin e bisedimeve mes BE-së dhe RMV-së është si pasojë e ndikimit rus në rajon. Ai theksoi se Bullgaria është si Rusia, qasja e të dy vendeve është e njejtë dhe ajo që dallon është vetëm taktika.


“Përgjigjja është po, sepse çështja e nacionalizmit ekstrem në Bullgari është reflektim dhe ngjan shumë me atë që Rusia e bën në Ukrainë. Mendojeni këtë. Rusija dhe veçanërisht Putini e quan Ukrainën shtet artificial dhe qëndrimi I tij është ‘Ne jemi shumë më të fuqishëm, ju jeni shumë pak të fuqishëm. Ju në njëfarë mënyre jeni rus, identiteti juaj nuk ekziston ai është artificial’. Kemi një qasje të ngjajshme, jo me forcë, por gjithashtu me përdorim të forcës. Bullgaria e eksploaton fuqinë si vend anëtar në BE që të thotë se ju në thelb jeni vend artificial. Qasja është e njejtë, dallimi është taktika.” deklaroi Profesori universitar, njohës i çështjeve të Ballkanit Eduard Xhozef për tv KlanM

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Xhozef në intervistën javore për Radion Evropa e lirë theksoi se në rajonin e Ballkanit Perëndimorë ekzistojnë dy vende që kanë ndikim të madh rus dhe ato janë Serbia dhe Bullgaria, gjë që sipas tij, është problem kryesorë përse BE nuk e merr shumë seriozisht këtë rajon.

Kjo është një pyetje e shkëlqyeshme por përgjigjja është se unë nuk kam ndonjë dëshmi për këtë. Ajo që mund ta dëshmoj është fakti se disa persona në Bullgari për të cilët dihet se kanë shumë afinitete shumë të forta pro-ruse si presidenti Rumen Radev dhe ish kryeministri Bojko Borisov, kanë një dashuri të fortë ruse. Kjo është numër një. Nën dy është se ekspertët bullgarë që janë nga Bullgaria thonë se atje ka shumë korrupsion, shumë para ruse në mënyrë korruptive janë në Bullgari dhe ne e dijmë se kjo është metoda standarde e operacionit.  Edhe nëse nuk marrin ndonjë udhëzim, vartësia e tyre është antidemokratike dhe pro-ruse dhe ata po e shfrytëzojnë këtë çështje maqedonase për ta arritur këtë, deklaroi Profesori universitar, njohës i çështjeve të Ballkanit Eduard Xhozef

Përveç krizës ekonomike, Xhozef tha se invazioni rus në Ukrainë paraqet edhe kërcënim indirekt për sigurinë e rajonit të Ballkanit Perëndimorë./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share