Lajçak: Të punohet drejt normalizimit të raportëve Kosovë – Serbi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë thirrje që të mos humbet kohë dhe pala kosovare dhe ajo serbe të punojnë drejt normalizimit të raporteve.

Këto komente ai i bëri deklaratë ai e tha pas takimit që zhvilloi me kryeministirn Albin Kurti.

“Ne nuk dëshirojmë të vonojmë, momentumi është tani, nuk i kam dëshirë afatet e caktuara, por jemi duke ecur përpara për progres në dialog”, tha Miroslav Lajçak, i dërguar i BE-së për dialogun.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Me Kurtin Lajçak, ka biseduar edhe për kthimin e serbëve në institucione.

“E diskutova dje me Vuçiqin dhe sot ja prezantova Kurtit, se kemi një vakum të sigurisë. Nuk është e mirë për askë, as për njerëzit, shpresoj të kthehen dhe situata të kthehet në normal”, deklaroi Lajçak.

Kanë diskutuar edhe për përgatitjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme që pritet të mbahen në katër komunat veriore.

Para se të vinte në Kosovë Lajçak ishte në Beograd ku atje u takua me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share