Macron: Masa ndaj Kosovës dhe Serbisë, nëse nuk sillen me përgjegjësi!

“Plani franko – gjerman rruga e duhur”

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar masa ndaj Kosovës e Serbisë nëse ato “nuk sillen me përgjegjësi”.

Macron në fjalimin e tij të përvjetmë para ambasadorëve, tha se marrëveshja e Brukselit që njihet si propozimi “franko-gjerman” është rruga e duhur dhe se duhet angazhim i palëve.

Franca e Gjermania kanë bërë zotime sa i përket politikave të vizave dhe çështje tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse palët dështojnë të sillen me përgjegjësi. Duhet të jemi vigjilentë veçanërisht në këtë aspekt, veçanërisht kur bëhet fjalë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”

Ai ka bërë thirrje që palët të riangazhohen edhe për organizim të zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se nga autoritetet e Kosovës presin që “paqja të kthehet” në këtë pjesë.

“Sa i përket dallimeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe unë besoj që ky është një udhërrëyes i mirë, është përkrahur nga negociatorët evropianë dhe përfaqësuesit tanë, kështu që ne kërkojmë angazhim të plotë nga të dy palët. Çdo angazhim për organizim të zgjedhjeve të reja lokale, riangazhimi i serbëve në institucionet e Kosovës, njohja e komunave në Veri të Serbisë, në emër të autoriteteve të Kosovës. Ne presim që paqja do të kthehet në këtë pjesë”, thotë Macron.

Kosova është pajtuar me BE-në që të ndërmarrë hapa për shtensionimin e situatës në veri, ndër to ka premtuar edhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe./KlanMacedonia

Raporti. Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share