Lajçak: Së shpejti marrëveshje të reja Kosovë – Serbi

OPTIMIST PËR TAKIMIN KURTI – VUÇIQ NË KORRIK

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi ka përfunduar vizitën në Kosovë duke paralajmëruar marrëveshje të reja së shpejti.

Në konferencën për media Lajcak nuk dha detaje të marrëveshjeve duke thënë se janë në fazën e finalizimit dhe nevojitet vendimi politik për to.

MIROSLAV LAJÇAK- I DËRGUAR I BE-së PËR DIALOGUN

Ne kemi disa marrëveshje të gatshme, para finalizimit, ajo që na duhet tash është vendimi i nivelit politik për tu pajtuar. Duhet të vlerësojmë secilën marrëveshje që është arritur e të mos kritikojmë vetëm ato që nuk janë arritur.

Lajçaku ka vlerësuar lartë marrëveshjen e arritur për udhërrëfyesin mbi marrëveshjet e mëhershme për energjinë në veri.

Shpreson për një takim Kurti – Vuçiq në Bruksel para pushimeve të verës.

MIROSLAV LAJÇAK- I DËRGUAR I BE-së PËR DIALOGUN

ne jemi optimist pasi që të dy Kurti dhe Vuciq e kanë përsëritur disa herë se janë të gatshëm për takim kur i kam ftuar, por kjo nuk është zgjidhja nuk është problemi , ne duam të jemi të sigurtë që takimi do të jetë edhe produktiv dhe të ketë disa rezultate.

Në këtë takim do të diskutohet edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe për zbatimin e së cilit tha se nuk ka ndonjë propozim.

MIROSLAV LAJÇAK- I DËRGUAR I BE-së PËR DIALOGUN

Nuk ka propozim në tavolinë, por kemi pasë diskutime për këtë çështje me zotëri Bislimi dhe gjithashtu kryeministrin Kurti. Definitivisht do të përmendet në takimin e radhës të udhëheqësve, sepse gjithmonë ngrihet si temë nëpër këto takime

Lajcak pas konferencës për media ka vizituar veriun e Kosovës për të vazhduar më pas udhëtimin për në Beograd.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share