“E ka kapur plumbi rikoshet në shpatull”, gazetarja: Pal Kola lëvizi 10 metra nga kabina për të kërkuar ndihmë

Tema e diskutimit këtë mbrëmje në “Opinion” në Tv Klan ka të bëjë me sulmin me kallashnikov drejt ambienteve të Top Channel, ndodhur orët e para të së Hënës. Gazetarja Glidona Daci dha më shumë detaje për vrasjen e rojes së televizionit, Pal Kola.

“Për t’u ndalur tek 61-vjeçari Pal Koka, atë e ka kapur sipas ekspertëve në vendin e ngjarjes dhe pamjeve filmike të televizionit, e ka kapur një plumb rikoshet sepse ai ka qenë në ambientet e brendshme të kabinës dhe është plagosur në shpatull fillimisht. Ka tentuar të dalë nga kabina, ka lëvizur për të paktën 8 deri në 10 metra nga kabina ku ishte dhe ka ngelur në mes të oborrit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Është goditur brenda kabinës dhe ka dalë për të kërkuar ndihmë tek pjesa tjetër e security, tek punonjësit e tjerë të cilët qëndrojnë tek hyrja kryesore. Ndërkohë që kolegu i tij kishte vetëm pak minuta që kishte lëvizur nga vendi i punës, sepse në kabinë qëndronin dy punonjës”, deklaroi gazetarja.

Po sipas Dacit, tragjedia mund të ishte akoma më e rëndë duke qenë se një furgon me gazetarë që kanë mbyllur turnin ka dalë 3 minuta para sulmit.

“Tragjedia mund të ishte dhe më e madhe pasi 3 minuta më përpara sulmit me armë, njëri nga furgonët ka transportuar gazetarët të cilët ishin në turnin e tyre të natës, duke qenë se për shkak të zhvillimeve politike ka pasur punonjës deri vonë. Mund të kishte marrë plumba sepse janë shkëmbyer me makinën e autorëve”, tha Daci./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share