Francezja që jeton në Vlorë, ndjek “Stopin” dhe i këndon Adem Jasharit

E reja franceze Cloe, e cila ka vendosur të jetojë në Vlorë, është filmuar teksa pikturon dhe kornizon Saimiri dhe Gentin nga ekrani i Tv Klan, gjatë transmetimit të emisionit “Stop”.

“Ka mësuar vlonjatshe më shumë seç di anglisht”, tha Gent Zenelaj.

Veç kësaj Cloe ka mësuar dhe këngë shqiptare që i këndon dhe e qetësojnë. Siç duket edhe në video ajo këndon këngën e Adem Jasharit.

 “Kur takuam Cloe-n tha një gjë shumë të bukur, më ka bërë shumë çudi Franca nuk ka si ky emisioni juaj. I thashë, po ku ka halle Franca, halle kemi ne”, tha me humor Gent Zenelaj./tvklan.al

VIDEO

Lexo gjithashtu
Total
0
Share