Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet po e marrin seriozisht lidhjen

Marrëdhënia e Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet po ‘nxehet’.

“Kylie dhe Timothée kanë ca kohë të lidhur dhe duket se gjërat janë bërë më serioze gjatë këtyre muajve. Kylie e di që të dy kanë axhenda të ngarkuara por gjejnë sa më shumë kohë të munden për njëri-tjetrin”,tha një burim për Us Weekly.

Burimi shton se për 26-vjeçaren është “shumë e rëndësishme që të jetë e pranishme dhe të mbështesë Timothée, sidomos kur ai po punon me diçka kaq epike sa filmi ‘Wonka’.”Ajo është një prej mbështetësve më të mëdhenj të tij dhe ishte shumë i lumtur që mundi të ishte aty së bashku me Kris”.

Kylie dhe nëna e saj, Kris Jenner ishin të pranishme në premierën e “Wonka” në Los Anxheles ditën e diel. Chalamet mori të gjithë vëmendjen në tapetin e kuq, ndërsa e dashura e tij zgjodhi që të merrte pjesë duke mos qenë nën blicat e paparacëve./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share