Kuvendi zgjodhi dy gjykatës kushtetues

Deputetët me akuza për partizim të Kushtetueses

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme plenare zgjodhi dy gjykatës të ri kushtetues, përkatësisht Fatmir Skenderin dhe Tatjana Vasiq Bozaxhievën, për të cilët votuan për 64 deputetë. Deputetët e VRMO – DPMNE-së, nuk morën pjesë gjatë votimit të tyre, pasi kundërshtuan procedurën e zgjedhjes së gjykatësve të ri. Koordinatori i grupit parlamentare të kësaj partie, Nikolla Micevski, tha se me këtë, është bërë precedent, me që raporti për dy gjykatësit, është përgatitur pa përfunduar debati i komisionit dhe pa u zgjedhur kandidati i tretë për gjykatës.

“Më vjen keq që Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë, i cili është organ i republikës që mbron kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë, që me këtë veprim ndihmoni prishjen rendit juridik dhe besimit në rendin juridik në shtet. Më vjen keq që nuk mundet të dilnit nga lidhjet e ngushta partiake dhe më vjen keq që një pjese të Gjykatës Kushtetuese ua keni ngjitur etiketën institucion i partizuar”, deklaroi Nikolla Micevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Ndërkohë, deputeti i partisë Lidhja Demokrate po ashtu, ka akuzuar për partizim të Gjykatës Kushtetuese. Ai tha se nevojitet ligj i ri për punën e kësaj gjykatëse, pasi aktualisht nuk ka kritere të definuara kush mund të jetë gjykatës kushtetues dhe procedura e zgjedhjes së tyre nuk është transparente.

“Ajo nuk ndodh, nga 91-shi e këtej Gjykata Kushtetuese gradualisht partizohet dhe ai nuk është në funksion të ruajë konstituimin apo rregullimin e shtetit kurse në thelb mbron interesat që janë në pushtet. As VMRO – DPMNE nuk ka zgjedhur ekspertë për punë për kyçje të Gjykatës Kushtetuese dhe as shumica aktuale nuk e bën atë”,deklaroi Pavle Trajanov, deputet i LD-së.

Kuvendi duhej të zgjidhte tre gjykatës kushtetuese, por debati i komisionit u zvarrit dhe ka ngecur te kandidati Lubomir Joveski  dhe me këtë, seanca plenare u dërguan vetëm dy propozim. Sipas VMRO – DPMNE-së, ky veprim është në kundërshtim me rregulloren.

Gjykata Kushtetuese më shumë se një vit punon me pesë gjykatës, ndërsa që të jetë përbërja e plotë duhet të ketë më së paku nëntë./KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Buçi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share