Kovaçevski: Anëtarësimi në BE do të ndalojë migrimin

PËR RMV-në EVROPIANE I DOMOSDOSHËM UNITETI

Vazhdimisht flas për integrimin e vendit në BE. Nxënësit nga RMV-ja që nuk e kanë vazhduar gjysmëvjetorin e dytë në shkollat e vendit, janë me prindërit e tyre në vendet anëtare të BE-së. Në këtë mënyrë Kryeministri Dimitar Kovaçevski e ka komentuar pyetjen e drejtuar nga Klan Maqedoni për shpërnguljen e 439 nxënësve vetëm për një gjysmëvjetor nga shkollat fillore të Komunës së Tetovës, Gostivarit dhe Çairit. Sipas Kryeministrit, për konceptin e Maqedonisë evropiane i domosdoshëm është uniteti në vend.

“Të gjithë politikanët, palët shoqërorë duhet të bashkohemi rreth konceptit të Maqedonisë evropiane, që do të thotë të marrim vendimet në Kuvend me të cilët vazhdojmë rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në BE-së dhe anëtarësimin e Maqedonia e Veriut deri në vitin 2030 si anëtare e plotë e BE-së” – tha Dimitar Kovaçevski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Cështjet ekonomike, sipas Kryeministrit Kovaçevski, janë arsyet kryesore për numrin në rritje të largimeve nga vendi. Që të parandalohet kjo, sipas tij, Bashkimin Evropian duhet ta sjellim në vendin tonë.

Përse? Sepse qytetaret tonë duan të jetojnë në vende anëtarë të Bashkimit Evropian ku pagat janë më të mëdha dhe ky është rezultati i anëtarësimit në BE në të gjithë shtetet që më herët nuk ishin pjesë e BE-së. Të përfitojnë nivel më të lartë të shërbimeve, të përfitojnë sistem i cili është i harmonizuar dhe i barabartë me sistemet e shteteve anëtare të BE dhe në atë mënyrë të jetojnë në vend anëtare e BE-së por këtu në shtëpi, në Maqedoni” – tha Dimitar Kovaçevski.

Ndërkaq, sic njofton KlanM, një anketë e “Detektor’ e zbatuar nga Instituti për Hulumtime Politike – Shkup, ka treguar se një e treta e qytetarëve të vendit mendojnë të largohen nga vendi.

Sipas anketës, shqetësues është fakti që tek të rinjtë nga 30 deri 40 vjet, afër 50% është numri I qytetarëve që dëshirojnë të shkojnë drejt vendeve të perëndimit. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share