Kuvendi shqyrtoi 10 ligje nga lëmia e energjitikës/ Stojanoski: Hiqen dy këshilla drejtues, një drejtor dhe një institucion

KUVENDI SHQYRTOI 10 LIGJE NGA LËMIA E ENERGJITIKËS

Kuvendi sot shqyrtoi 10 ligje nga lëmia e energjitikës, pas miratimit të të cilave i hapet rruga formimit të Ministrisë për Energjitikë, ndërsa Agjencia për Energjetikë nuk do të ekzistojë më. Deputeti I VMRO- DPMNE-së, Bojan Stojanoski tha se sot hiqen dy këshilla drejtues, një drejtor dhe një institucion. Këto ndryshime, sipas tij, do të ndikojnë që qytetarët të marrin fatura më të ulëta.

“Agjencia e Energjetikës nuk do të ekzistojë më. Përgjegjësitë dhe të punësuarit do të merren nga Ministria e Energjetikës dhe nuk do të ketë më drejtor dhe Këshill Drejtues. Në këtë drejtim, këshilli drejtues ekzistues i Agjencisë së Rezervave të Detyrueshme të Naftës shkarkohet dhe ky organ nuk do të ekzistojë më. Përgjegjësitë e Këshillit Drejtues i kalojnë Ministrisë së Energjetikës dhe drejtorit të Agjencisë. Shkurt, po i heqim dy këshilla drejtues, një drejtor dhe një institucion”, tha Stojanoski./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share