Kuvendi gati për ndryshimet Kushtetuese, shqyrtohet mundësia për të punuar edhe në Gusht

XHAFERI PËR MERKON: “NUK MUND TË KOMENTOJË NËSE DUHET TË JAP DORËHEQJE”

As kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nuk ka dhënë informata se kur konkretisht do të hyjnë në procedurë parlamentare ndryshimet kushtetuese, pasi sipas tij, nuk ka paralajmërime të tilla, njofton KlanM.

Megjithatë, ai tha se Kuvendi është në gjendje gatishmërie të punojë, kur do që dorëzohet propozim iniciativa. Ai, sic njofton KlanM, nuk ka përjashtuar mundësinë që Kuvendi të punojë edhe gjatë muajit gusht, nëse do të jetë e nevojshme kjo.

Sipas procedurës parlamentare, nga dita e dorëzimit të materialeve deri në votim nevojiten 30 ditë. Debati në Komisionit Kushtetues zgjat më së shumti 10 ditë dhe komisioni duhet të përfundojë punën tetë ditë para ditës së caktuar për votim. Ndërkaq, sic njofton KlanM, debati në seancën në të cilën do të jetë në rend dite nevoja për ndryshimet kushtetuese, zgjat më së shumti 10 ditë.

“Kuvendi është i gatshëm dhe në pritje të veprimit të autoriteteve të autorizuar për nismën për ndryshimet kushtetuese. Ne, pa marrë parasysh për cilën periudhë kohore bëhet fjalë, jemi të gatshëm për punë dhe nuk ka asnjë pengesë që parlamenti të punojë në çdo moment. Procedura fillestare, nga nisma deri në seancë, minimum duhet të kalojë 30 ditëshi, nga konvokimi deri te mbajtja e seancës” – tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

I pyetur rreth rastit të Ramiz Merkos, Xhaferi gjatë brifingut me gazetarët nuk komentoi nëse duhet të jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të komunës. Ai, sic percjell KlanM, tha se, statusi i Merkos është punë e tij personale dhe si kryetar i Parlamentit, nuk mund të sugjerojë se kush çfarë duhet të bëjë, duke shtuar se Merko është zgjedhur nga qytetarët dhe përgjigjet para votuesve.

“Qëndrimet e përfaqësive diplomatik në vend, nuk janë subjekt vlerësimi i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut” – tha Xhaferi.

Kuvendi, sic njofton KlanM, më 18 Korrik ka caktuar seancë të re plenare, megjithatë Xhaferi sqaroi se, në atë nuk do të jenë në rend dite ndryshimet kushtetuese, pasi për atë duhet të caktohet seancë tjetër. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share