Ohër, dëmtohet tebela e klubit bullgar mbreti ”Borisi lll”

Tabela me emrin e Mbreti ”Boris i Tretë”, e vendosur në klubin bullgar me të njëjtin emër në Ohër, të premten, është thyer sot nga autorë të panjohur.

Rastin e konfirmuan edhe policia e Ohrit, nga ku thonë se dëmtimi është raportuar në bordin me emrin e shoqatës mbi dhomën e klubit. Policia po heton rastin dhe do të shqyrtojë nëse ka kamera sigurie në zonë për të kontrolluar nëse mund të gjejë personin që theu tabelën.

Hapja e klubit bullgar në Ohër ditë më parë ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion, kurse qytetarët kanë deklaruar se nuk janë kundër hapjes së klubeve të këtilla, por janë kundër emrit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Qytetarë të shumtë iu përgjigjen thirrjes së partisë e Majta për të kundërshtuar hapjen zyrtare të qendrës kulturore bullgare mbreti “Borisi III” që sipas organizatorëve emri kontrovers i qendrës lidhet me fashizmin. Ndërsa gjatw protestës nuk munguan as edhe gjuajtjet me vezë teksa u detyrua të ndrëhyj policia për të qetësuar situatën.

Ndryshe ky është incidenti i dytë i dëmtimit të një klubi kulturor bullgar, pas rastit me klubin “Vanço Mihailov” në Manastir./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share