Kuvend: VMRO-DPMNE dorëzoi nismën për referendum

MICEVSKI: SHPRESOJ NË VETËDIJEN E DEPUTETËVE TË SHUMICËS PARLAMENTARE

VMRO – DPMNE sot edhe zyrtarisht dorëzoi në Kuvend iniciativën, në përputhje me procedurën për vërtetimin e rregullshmërinë së iniciativës për mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve dhe për fillim të referendumit të paralajmëruar nga opozita maqedonase.

“Mund të informojë se janë mbledhur më shumë se 650 nënshkrime për jo më shumë se gjysmë ore dhe siç paralajmëruar ja sot do t’ia dorëzojmë iniciativën Kuvendit. Shpresoj se, kryetari i Kuvendit nuk do të përdorë ndonjë metodë të tijen të njohur dhe se rregullsia e iniciativës do të vërtetohet dhe e njëjta do të fillojë me procedurë në Kuvend, ashtu siç edhe thotë rregullorja për punë dhe siç thotë ligji për referendum”, deklaroi Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO – DPMNE, Nikolla Micevski, i pyetur se cilat janë hapat e ardhshëm të partisë në rast se iniciativa nuk e kalon filtrin parlamentar, tha se shpreson në vetëdijen e deputetëve të shumicës parlamentare.

“Nëse nuk e kalon filtrin e parë shpresoj në vetëdijen e deputetëve të shumicës parlamentare, sepse e pamë se jo të gjithë deputetët e shumicës parlamentare votuan për propozimin francez. Shpresoj se, do të ketë ende deputetë me vetëdije nacionale që do të japin mbështetje, sepse në fund të ditës, nëse kjo iniciativë nuk është në rregull, kalon në seancë plenare ku duhet të deklarohen deputetët për rregullshmërinë ose pa-rregullshmërinë e së njëjtës”,deklaroi Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE

Komisoni parlamentare për Sistem Politik dhe ai Juridiko Ligjvënës duhet të konstatojnë nëse iniciativa qytetare është në rregull ose jo. Në rast se iniciativa miratohen në Kuvend, atëherë vijon faza e mbledhjes së nënshkrimeve për mbajtjen e referendumit.

Nëse mbahet referendumi, qytetarët duhet të deklarohen “për” ose “kundër” Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë./KlanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share