ISHP: Për 63.8% rriten infektimet e reja me Covid-19

RRITJE PREJ 76.5% EDHE E RIINFEKTIMEVE

Instituti për Shëndet Publik në raportin javor për periudhën nga 20 deri më 26 Qershor, njofton se për 63.8% janë rritur infektimet e reja me COVID-19 në krahasim me javën paraprake. Gjatë kësaj periudhe, sic njofton KlanM, janë shënuar 580 raste të reja kurse javën e kaluar ishin shënuar 354.

Nga 20 deri 26 Qershor, sipas ISHP-së, janë regjistruar 120 riinfektime me një rritje prej 76.5% në krahasim me javën paraprake kur ishin shënuar 68 riinfektime-percjell KlanM. Lajmi I mirë është se në këtë periudhë nuk është regjistruar asnjë viktimë si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi. Në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave zyrtare, që nga fillimi I epidemisë, janë shënuar 9.322 viktima si pasojë e COVID-19.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në Laboratorin për virusologji pranë ISHP-së, më 24 Qershor janë kryer PCR teste për detektimin e varianteve të SARS CoV-2. Nga 31 mostrat, sic njofton KlanM, janë shënuar tre raste pozitive me nënvariantin BA.2 – Stealth të Omicron-it.

Për momentin janë të hospitalizuar 10 persona me COVID-19, prej tyre 3 janë me oksigjeno-terapi.

ISHP-ja njofton se me një dozë vaksine janë imunizuar 874.942 qytetarë, me dy doza – 855.977, kurse dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19 kanë marrë 159.950 qytetarë. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share