Kuvend: Propozimi francez në pritje – sot ribalanci i buxhetit

Në koordinimin e rregullt të thirrur nga Kryetari I Kuvendit, Talat Xhaferi, sic njofton KlanM, kanë marrë pjesë Nënkryetari I Kuvendit, Goran Misovski, koordinatori I GP të VMRO-DPMNE-së, Nikola Micevski, të LSDM-së Jovan Mitrevski, BDI-së Arbër Ademi dhe të ASH-së Ilire Dauti, si dhe për faqësues të partive politike BESA, Alternativa dhe “E Majta”.

Sic njoftojnë nga Kabineti I Kryeparlamentarit, rreth pikës për Informatën për përmbajtjen e propozim kornizës negociuese dhe diskutimit që është zhvilluar, Kryetari I Kuvendit, Talat Xhaferi ka theksuar se konform nenit 185 të Rregullores së Kuvendit, Kryetari Informatën ua dorëzon Deputetëve në formës sic është pranuar dhe nuk ka kompetenca të hyjë në përmbajtjen e saj. Njëkohësisht, sic përcjell KlanM, nuk ka një dispozitë të rregullores që I mundëson Kryeparlamentarit ta kthejë informacionin deri tek propozuesi.

Sipas procedurës, Informata që është në rend dite në seancë plenare miratohet me sjelljen e Konkluzioneve rreth Informatës – thonë nga Kabineti I Kryetarit të Kuvendit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Përfaqësuesi I Qeverisë, Bojan Mariçiq, sic përcjell KlanM, ka theksuart se do t`I transmetojë në Qeveri qëndrimet e opozitës dhe informacionet nga Koordinimi, për nevojën që të plotësohet me materialet që janë publike për opinionin, kurse në Informatë përmenden si referenca.

Konform Rregullores, Kryeparlamentari në mënyrë adekuate do të njoftojë për datën e thirrjes së seancës plenare ku në rend dite do të jetë Informacioni – përcjell KlanM, komunikatën e Kuvendit.

Për sot, sic njofton KlanM, është caktuar seancë plenare me një pikë të rendit të ditës, Ribalanci i Buxhetit, për të cilin debati zgjat 5 ditë. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share