HIDHEN POSHTË PROPOZIMLIGJET E OPOZITËS, VMRO DO T’I DORËZOJË PËRSËRI NESËR
Fillim i seancës me një orë vonesë, rreth dy orë diskutim deri në pauzën e parë dhe akoma nuk arriti të miratohet rendi i ditës. U votua nevoja për vetëm 11 propozim ligje, ndërsa vazhdojnë kërkesat e deputetëve për plotësim dhe ndryshim të pikave të rendit të ditës. Në seancën e 73-të Kuvendit u hodhën poshtë propozimligjet e VMRO-DPMNE-së për ligjin e TVSH-së dhe akcizave, pas çka këta të fundit deklaruan se të njejtat do t’i dorëzojnë përsëri nesër.
Grupi parlamentar I VMRO-DPMNE-së nuk dorëzohet nga mundësia që t’u ndihmojë qytetarëve dhe në seancën e nesërme, përsëri me procedurë të shkurtër do të kërkoj që këto dy ligje të shqyrtohen me shpresë që deputetët e BDI-së dhe LSDM-së do të vetëdijesohen. Nëse propozimet tona ngecin në labirinthet e kuvendit, do të kërkojmë që nëpërmjet amendamenteve të intervenohet tek ribalanci I buxhetit me qëllim uljen e çmimeve të derivative dhe TVSH-së për produktet ushqimore bazë, ” deklaroi Bojn Mitreski nga VMRO-DPMNE
Përveç kritikave të opozitës për fillim me vonesë edhe të seancës së sotme, vazhduan kritikat edhe për çështje të rregullores, duke theksuar se kryeparlamentari e interpreton atë si të dëshirojë.
Nëse më herët nuk lejuat deklarim individual, tani mbi baza të nenit 97, paragrafi 2, kërkoj deklarim individual të deputetëve lidhur me vendosjen e saktë të rezultatit nga votimi, deklaroi NIkolla Micevski, kodinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së
Kundërpërgjigjet kryeparlamentari Talat Xhaferi.
“ Nikolla Micevski, ose keni problem me numrat ose me rregulloren. Nuk është plotësuar kushti për nenin 97, paragrafin dy për deklarim individual, pasiqë me minimum një të tretën 41 vota, dallimi plus minus pesë ose gjashtë është e nevojshme për të kaluar ligji. Prandaj ju kaloi ligji, çfarë të ju bëj, më pas mua më hidhërohesh se unë trukoj, thuaj çfarë të duash por kështu është puna, deklaroi kryeparlamenari Talat Xhaferi
Opozita mes tjerash kërkoi që në rend dite të vendoset edhe propozimi për kodin etik, propozim ky që dje nuk arriti të kalojë as filtrin e parë në komisionin amë. Kryeparlamentari theksoi se ky propozim nuk është përkthyer akoma dhe do të jetë në rend dite në seancën e ardhshme. /KlanMacedonia/