Kush synon që çështja politike Prishtinë – Beograd të shndërrohet në cënim të sigurisë së Kosovës dhe rajonit?

Albin Kurti mendon se në Beograd duhet të kuptohet thellësia nga mos distancimi prej të keqes së dyfishtë, ish regjimit të Millosheviqit dhe agresionit të Putinit. Pa u kuptuar kjo, bëhen taktika afatshkurtra, të cilat sipas Kurtit, kanë pasoja, por këto pasoja, Kurti është i bindur se nuk janë qëllim i dikujt në BE, përcjell KlanM.

“Unë nuk besoj se në BE ka shtete që duan ta cënojnë sigurinë e Kosovës, por kjo mund të jetë pasoja teksa nuk e kuptojnë saktësisht gjendjen tonë dhe raportin me Serbinë dhe nuk janë të vetëdijshëm se çka do të thotë që Beogradi zyrtar as nuk distancohet prej Millosheviqit, pra të kaluarës së vet e as nuk distancohet prej presidentit despotik Putin, që është në të tashmen tonë, të luftës më të re në kontinentin evropian”, theksoi Kurti./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share