Kush fiton zgjedhjet parlamentare? Selmani: Në zonën gjashtë pres deri në 16 deputetë shqiptarë, në epërsi shoh VLEN-in

Panelistët në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin në Klan Macedonia diskutuan mbi aktualitetin politik zgjedhor në vend.

Analisti Naser Selmani tha se zgjedhjet parlamentare sipas tij i fiton VLEN-i.

“Është garë e vështirë, mirëpo më 8 Maj besoj që në epërsi do të jetë Opozita e bashkuar. Edhe BDI është mirë në Frontin e saj mirëpo VLEN-i po udhëheq me dy komuna në zonën 6 dhe mendoj që në zonën 6 do të ketë një lloj diference. 15-16 deputetë I marrin shqiptarët në zonën 6 nësë ka dalje më masive. Në zonën 5 mendoj që opozita qëndron dobët, por në 6 besoj që fiton Opozita shqiptare”, tha Selmani. /TvKlan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share