Kush është Lupço Palevski – i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares?!

POLITIKISHT I ANGAZHUAR, DREJTUES I PARTISË PRO-RUSE “DESNA”

Lupço Palevski – Pallço është I dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjecarës Vanja Gjorçevska. Sipas të gjitha gjasave ai e ka vrarë edhe 74-vjecarin nga Velesi.

Ai është arratisur nga Maqedonia e Veriut. Përmes Beogradit ka shkuar në Bullgari ku I humben gjurmët, siç njofton Klan M, Me të ka qenë edhe avokati I tij – thanë në press-konferencë Ministri Spasovski dhe Prokurori Bubevski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Lupço Palevski – Pallço është ish-pronar i një kompanie ndërtimore, pronar I javores “Start” dhe një Televizioni lokal. Ai ka qenë në paraburgim ekstradimi në Beograd. Në shtator 2020 ishte arrestuar në aeroportin e Beogradit rrugës për në Moskë, kurse pas 8 muajve sërish ishte lënë I lirë. Ishte arrestuar pas një fletarresti të Kroacisë, për borxhe të kompanisë së tij në këtë vend.

Pas kthimit në Maqedoni aktivizohet në politikë, duke formuar partinë pro-ruse “Desna”, përcjellë Klan M. Ka qenë udhëheqës I disa podcasteve në portale maqedonase.

Më 5 maj të këtij viti, sipas MPB-së, Palevski është kapur bashkë me tre persona tjerë në kërkim të arit si dhe për armëmbajtje pa leje.

Derisa I gjithë opinioni ishte në kërkim të 14-vjecares, Palevski gjatë kësaj kohe ka qenë mjaft aktiv në Facebook, duke publikuar mesazhe politike me përmbajtje nacionaliste dhe anti-perëndimore.

Postimi I tij I fundit ka qenë të premten më 1 dhjetor në ora 13.51. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share