BDI: Incidenti i inskenuar nga aktivistët e koalicionit Aleanca – VMRO – Levica i paramenduar dhe i planifikuar

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate me shkrim fuqishëm dënon incidentet në protestat antieuropiane të nxitura nga elementet pro ruse në shoqërinë tonë, përfshirë edhe incidentin e inskenuar sonte në sheshin Skenderbeu në Shkup.

Incidenti midis aktivistëve të VMRO-së, LEVICËS dhe Aleancës nuk ka se si mos të konsiderohet i paramenduar dhe i planifikuar nga ky koalicion pasi që protagonistë ishin pikërisht këto tre parti dhe përkrahësit e tyre.

Personi që sulmoi partnerët e koalicionit sonte, dje bënte fushatë bashkë me të vëllain për VMRO DPMNE-në, ndërsa sot është funksionar i VMRO-së, drejtor i Higjienës Komunale në Shkup.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

BDI fton për gjakftohtësi dhe mosnxitje të incidenteve ndëretnike dhe dhunës në protesta.

Forcat antieuropiane nuk do të ngadhënjejnë sepse vendi ynë është në NATO dhe qytetarët e duan Europën.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share