Kush është Charles III? Profili i Mbretit të Mbretërisë së Bashkuar

Tashmë Mbret i Mbretërisë së Bashkuar, jeta e 73-vjeçarit

73-vjecari, Charles III, është më i madhi nga katër fëmijët e Mbretëreshës së ndjerë, Elizabeth II dhe bashkëshortit të saj, Princit Philip. Kur e ëma mori fronin në moshën 25-vjeçare, ai u bë trashëgimtari fronit të Britanisë në moshën 3-vjeçare. Titujt e Charlesit përfshijnë Princin e Uellsit, Dukën e Cornëall-it, Dukën e Rothesay dhe Konti i Carrick.

Charles u martua me Princeshën e Wellsit, Diana Spencer në vitin 1981, të njohur më së shumti si Lady Diana. Ata kishin dy fëmijë, princat William dhe Harry. Pas vdekjes së Dianës në 1997, në vitin 2005 Charles u martua me Camilla Parker Bowles, e njohur tani si Dukesha e Cornwall.

Në vend që të edukohej në mënyrë private në Pallatin Mbretëror, Charles u dërgua në shkollë dhe pas kësaj ai u diplomua në Fakultetin e Arteve në Kembrixh. Princi i ri më pas shërbeu në Forcën Ajrore Mbretërore, si edhe në Marinën Mbretërore, duke u vendosur në disa anije luftarake gjatë viteve 1970.

Charles njihet për fushatat e tij në lidhje me mbrojtjen e mjedisit, ku me anë të fjalimeve të gjata ka bërë thirrje për qëndrueshmëri në përpjekjet për të mos ndotur mjedisin. Fusha e tij e aktivitetit përfshin zgjerimin e arsimit dhe mundësive për të rinjtë në Mbretërinë e Bashkuar.

Emri i tij i plotë është Charles Philip Arthur George, kështu që ai mund të kishte zgjedhur secilin prej tyre si titullin e tij mbretëror. Ai do të njihet si Mbreti Charles III, sipas Clarence House, që është rezidenca e tij zyrtare.

Në vitin 1970, Charles zuri vendin e tij në Dhomën e Lordëve dhe katër vjet më vonë mbajti fjalimin e tij të parë në Dhomën e Lartë të Parlamentit Britanik mbi mënyrat më të mira për të përdorur kohën e lirë.

Mbreti Charles u bë monark i Mbretërisë së Bashkuar dhe 14 mbretërive të tjera me vdekjen e nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth në Shtator. Për pjesën më të mirë të njëmijë vjetëve, mbretërit dhe mbretëreshat e Britanisë janë kurorëzuar në Westminster Abbey të Londrës në një ceremoni që ka ndryshuar pak gjatë shekujve.

Por çfarë sovrani do të jetë ai?

Charles III është mbreti më i vjetër që ngjitet në fronin britanik. Për këtë kurorë që është një përgjegjësi dhe një trashëgimi e madhe për t’u menaxhuar, nuk janë të paktë ata që kanë ngritur dyshime për aftësinë e tij për të garantuar të ardhmen dhe stabilitetin e monarkisë. Nuk janë të paktë qytetarët që kanë treguar vazhdimisht se preferojnë Ëilliamin në fron, duke anashkaluar një brez.

Megjithatë, parimi dinastik nuk preket, vetë kuptimi i institucionit monarkik është në rrezik, pasi nuk është një garë popullariteti. Kjo nuk ndalon askënd që të hamendësojë se mbretërimi i tij do të jetë jetëshkurtër dhe e ardhmja e monarkisë do të varet nga William dhe Kate dhe familja e tyre e bukur.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë në vazhdim si do të jetë mbretërimi i Charles III.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share