Kurti: Sot, imazhi i Kosovës në botë është më i miri prej se e kemi shpallur pavarësinë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se imazhi i Kosovës në botë, në ditët e sotme, është më i miri, prej se është shpallur pavarësia, 15 vite më parë.

Në një intervistë me DW, Kurti tha se në 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, festojmë me gëzim për sukseset dhe në të njëjtën kohë me dhembje për çmimin e lartë që kemi paguar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Në 15 vjetorin e pavarësisë, ne festojmë me gëzim për sukseset dhe të arriturat, dhe në të njëjtën kohë, edhe me dhembje dhe pikëllim për çmimin e lartë që kemi paguar, edhe për çlirimin, edhe për pavarësimin e vendit tonë, duke kujtuar ata që sakrifikuan dhe kontribuuan. Kosova njihet nga 117 vende anë e mbanë botës dhe sot imazhi i Kosovës në botë është më i miri prej se e kemi shpallur pavarësinë”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

Kurti e tha këtë, teksa përmendi disa të arritura gjatë qeverisjes së tij.

“Në dy vitet e fundit kemi avancuar 20 vende sa i përket luftimit të korrupsionit, sipas organizatës prestigjioze ndërkombëtare “Transparency International”, për herë të dytë jemi të parët në Ballkan, sa i përket sundimit të ligjit, sipas “World Justice Project” dhe gjithashtu kemi avansuar 17 vende sa i përket lirisë së medias. Rritje ekonomike katër përqind pasi që të hiqet inflacioni, eksportet janë rritur për 23 përqind, të hyrat tatimore 22 përqind, buxheti për 17 përqind dhe investimet e huaja për 44 përqind. Pra progresi demokratik dhe progresi ekonomik në Kosovë është evident. Kjo na bën edhe krenar edhe optimist”, u shpreh Kurti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share