Kurti: S’ka vend për dyshim, autorët e sulmit terrorist vepruan me mbështetjen e shtetit serb

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një deklarim publik mbi armët dhe pajisjet ushtarake të sekuestruara nga Policia e Kosovës, gjatë aksionit në parandalimin e sulmit terrorist serb në Bansjkë të Zveçanit.

Ai thotë se kjo është dëshmi që nuk lë vend për dyshime, se autorët vepruan me mbështetjen e shtetit të Serbisë, transmeton klankosova.

”Këto armë dhe pajisje të nivelit ushtarak – të sekuestruara nga Policia e Kosovës”.

”Operacioni anti-terror i pas sulmit të djeshëm – nuk lënë vend për dyshime: Autorët vepruan jo vetëm, por me mbështetjen e shtetit. Serbia duhet të mbahet plotësisht përgjegjëse për sponsorizimin e dhunës terroriste në territorin e Kosovës”.

Kujtojmë që pasditen e sotme, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se derisa të qartësohen në plotëni faktet dhe të identifikohet fajtori, ky institucion nuk lëshohet në komentime të situatës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share