Kurti: Serbia të ndal nxitjen e dhunës, serbët në Kosovë me ”deklaratën e Vidovanit”

SERBËT PYESIN: A DO TA KEMI ASOCIACIONIN?

Kryeministri Albin Kurti i ka bërë thirrje Serbisë që të ndalë nxitjet për dhunë para se të ketë humbje jete.

Kjo thirrje e Kurtit në Tuitter ka ardhur pas sulmit me granata dore ndaj objektit të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërsa në Mitrovicë dhe Graçanicë serbët kanë protestuar  ku u paraqit një dokument i quajtur “Deklarata e Vidovdanit” apo Shën Vidit.

Në këtë deklaratë që ne Gracanicë e lexoi kryetari i Shtërpcës Dalibor Jevtiq përmendet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Ka ardhur koha që të zbardhet e vërteta dhe të thuhet qartë në këtë Vidovdan: a do të kemi Asociacion? Ndryshe, e dimë çfarë të bëjmë”, thekson, mes tjerash Dalibor Jevtiq.

Në këtë deklaratë thuhet se komuniteti serb në Kosovë është “i ekspozuar ndaj dhunës”.

”Nëse Prishtina vazhdon me aktivitetet dhe arrestimet e saj, serbët në Kosovë ne detyrohemi detyrohem t’u përgjigjemi të gjithë atyre që na dëshirojnë të keqen, që ëndërrojnë luftën në vend të paqes” – tha Dalibor Jevtiq.

Në fjalimin e tij para protestuesve Jevtiq i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që “t’i mbrojë serbët nga autoritetet e Kosovës ndaj rrezikut potencial duke mos specifikuar për cfarë rreziku bëhet fjalë.

“Ne nuk kemi problem me popullin shqiptar, ne kemi problem me një njeri, kemi problem me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe regjimin e tij” – tha Dalibor Jevtiq.

Deklarata e Vidovdanit sic e quajnë serbët është publikuar një ditë para kësaj feste.

Shën Vidi festohet  nga serbët në Kosovë cdo 28 qershor për të kujtuar sipas tyre vuajtjet e serbëve në betejën e Kosovës kundër ushtrisë osmane.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share