Kurti refuzon SHBA-të dhe BE-në

Shtohet presioni amerikan mbi Prishtinën dhe Beogradin

Vetëm pak orë pasi mori vendimin përfundimtar për heqjen e vizave në zonën Shengen Kosova refuzoi propozimin amerikan dhe atë evropian që me 2 Maj të propozojë formulën e krijimit të bashkësisë së komunave serbe.

Kryeparlamentari kosovar Konjufca vuri kusht njohjen de-facto nga ana e Serbisë që të hapet drita jeshile për bashkësinë e komunave serbe.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Kushte për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit ka vendosur edhe presidenti Vuçiç që në këmbim të kthimit të serbëve në institucionet kosovare kërkon themelimin e menjëhershëm të bashkësisë së komunave serbe në veri. SHBA-të nëpërmjet Gabriel Escobar ju kanë bërë presion të dy palëve.

“Shpresoj që deri në 2 Maj kur në Bruksel të takohen udhëheqësit qeveria e Kosovës të ketë një propozim konkret per themelimin e bashkësisë së komunave serbe. Ky është një detyrim ligjor per Kosovën bazuar në marrëveshjen e Brukselit.Palët kanë thënë publikisht se cila duhet të jetë korniza dhe parametrat e Asociacionit. Dhe ne pajtohemi me këto parametra.”

Escobar deklaroi se Washingtoni do të njohë rezultatet e zgjedhjeve të se dielës në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, pavarësisht bojkotit të listës serbe. Ai u bëri thirrje serbëve që të kthehen pa kushte në institucionet kosovare.

Escobar e ka vlerësuar si “të jashtëzakonshme marrëveshjen e Ohrit”. Sipas tij nëse ajo zbatohet siç duhet, do të sillte “një epokë të re në marrëdhëniet paqësore ndërmjet Serbisë dhe Kosovës” dhe do t’i hapte rrugën të ardhmes së tyre euro-atlantike.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share