Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e kësaj të hëne një komunikim me mediat pas takimit informal mbi planin e ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Në takimin informal të ditës së sotme, i vetmi që nuk ishte i pranishëm nga liderët e Ballkanit Perëndimor ishte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Në takimi që u zhvillua në Vilën 30 ishin të pranishëm Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazović, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski dhe Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić.
Takimi nisi rreth orës 12:00 dhe përfundoi rreth orës 15:30. Në këtë takim informal u diskutua për të gjitha projektet që do të financohen në kuadër të Procesit të Berlinit. Ky samit do të mbahet në Tiranë në muajin Tetor.