Kica: Unë befasohem pse disa vazhdojnë ende të befasohen nga Kurti

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica- Xhelili, ka thënë se befasohet me njerëzit që befasohen pse kryeministri Albin Kurti ka ndryshuar qëndrim për Manastirin e Deçanit.

“Disa befasohen pse Kryeministri Kurti ndryshoi qëndrim EDHE për Manastirin e Deçanit. Une befasohem pse disa vazhdojnë ende të befasohen”, ka shkruar Kica- Xhelili.

Ky reagim vjen pasi sot kryeministri Kurti në mbledhjen e qeverisë njoftoi se i ka kërkuar Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’ia regjistruar pronën Manastirit të Deçanit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share