Kurti dhe Vuçiç pritet të takohen sot në Bruksel

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç pritet të takohen sot në Bruksel nën ndërmjetësimin e të dërguarit të BE për dialogun mes dy vendeve, Miroslav Lajçak.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pritet të takohet me Kryeministrin Albin Kurti në orën 15:00.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërsa, në orën 16:15 Borrell pritet të zhvillojë takim me Vuçiç.

Në orën 17:15, Josep Borrell do të zhvillojë takim të përbashkët me Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidentin Vuçiç.

Fokusi i këtij takimi do të jetë mbi propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share