Kur vera vonohet – Bujqit të shqetësuar për “bereqetin”

BUJQITNUK MBAJMË MEND TË KEMI PASUR KËTË MOT

Ndryshimet klimatike me ndryshimin e temperaturave goditje më të madhe kanë dhanë edhe ndaj prodhimeve bujqësore. Muhamed Ebipi nga fshati Krushopek i cili merret me kultivimin e disa prodhimeve bujqësore, thotë se ndryshime klimatike kanë ndikuar shumë në të mbjellurat e tij.

“Kanë ndikuar shumë, edhe pse për momentin tani është koha me shi, temperaturat janë të ulta ne menjëherë nuk mundemi t i vërrejm ato pasojat të cilat do t i kenë”, tha Muhamed Ebipi, bujk.

Sipas tij me ndryshimin e motit nga java tjetër pritet që t i  shohin edhe pasojat të cilat do ti le kjo kohë me shi.

“Po tani që pritet nga e Hëna koha të nxehet domethënë prej atëherë ne do të shohim se me çfar probleme do të ballafaqohemi, sepse gati dy javë tre nuk edi konkretishtë sa ka, koha ka qenë stabile normal për këto bereqete ju konvendon kjo kohë, por kur të vij tani koha e nxehtë edhe kto do ta tregojnë atë shok të cilen e pranojnë”, tha Muhamed Ebipi, bujk.

Muhamedi që këtë profesion e ka trashigim nga familja thotë se asnjëherë më parë nuk ka pasur ulje të këtillë të temperaturave, ndërsa kjo situatë shton ai se kërkon vëmendje më të madhe nga ana e bujqëve.

Varësishtë se si është momenti ashtu edhe këto e kërrkojnë stërpikjen, sepse kohës fundit siç na tregojnë edhe  pridërit tanë më herët nuk ka pasur kështu ulje ngritje të temperaturave e tani këto ndryshimet të cilat ndodhin brenda një jave , nëse më heret perimet janë bërë për dy muaj ka pasur nevoj për dy stërpikje tani duhet shtatë, tetë nuk di shkaku i rrethanave”, tha Muhamed Ebipi.

Ndryshimi i motit ka penguar këtë vitë shumë punen e bujqëve të cilët janë të dëshpëruar nga prodhimet të cilat i kanë mbjellur pasi mungesa e të nxehtit ka ngadalsuar pjekjen me kohë të pemëve dhe perimeve./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share