Kur do të dalin në shitje pronat e Gruevskit? – Drejtori i Agjencisë, Nebiu: Këtë pyetje drejtojani qeverisë!

Se kur do të dalin në shtije pronat e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, përgjigjja duhet të kërkohet tek Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Ky është mendimi i Driton Nebiut, drejtor në Agjencinë për Menaxhim të Pronës së Konfiskuar, i cili shtoi se nga ana e agjencisë së tij janë kryer të gjitha procedurat.

“Këtë çyetje që ma parashtroni mua, ju kisha lutur që ta adresoni deri tek Qeveria e RMV-së sepse ne e kemi bërë tonën. Vendim dhe leje për të dalur në shitje na duhet nga qeveria”, thotë shkrutimisht Nebiu./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share