Kupa e RMV-së: Finalja Struga TL – Makedonija Gj.P, luhet më 20 maj në kompleksin e FFM-së

Finalja e  Kupës së Maqedonisë së Veriut në  futboll  do të zhvillohet më 20 maj , por jo në stadiumin “Bllagoja Istatov” në Strumicës ashtu  siç  ishte njoftuar më parë, por te kampi stërvitore “Petar Milloshevski” i FFM-së.  Shkaku i këtij ndryshimi të vendit për zhvillimin e ndeshjes finale sipas komistarit të garave Igor Frangovski  janë kushtet e vështira të fushës dhe rrethë saj,prandaj finalja do të zhvillohet në Shkup. Nga ana  tjetër arena  “Todor Proeski” në Shkup  tanimë ka filluar përgatitjet për ndeshjen kualifikiese për “Euro 2024” kundër Ukrainës në qershor.

Pra, duke marrë parasysh se edhe numri i tifozëve të dy skuadrave  finalte nuk është edhe aq i madh atëherë vendimi që finalja të zhvillohet në kompleksin e  FFM-së është i drejt dhe i pranuseshëm për të dyja skuadrat  Struga Tim Lum dhe Makedonija Gj.P./KlanMacedonia/

 Përgatiti: Shaban Sinani 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share