Kupa e RMV-së: FC Shkupi – Shkëndija, finale para finales (VIDEO)

KATËR NDESHJET ÇEREKFINALE FILLOJNË ORA 13:00

Të mërkurën në program janë ndeshjet  çerekfinale të Kupës së Maqedonbisë së Veriut. Kryendeshje  e kësaj çereklfinale është përballja Shkupi – Shkëndija, ndërsa  Struga Trim Lum përballet me Bregallnicën , Sileksi me Vardarin dhe  Makedonija Gj.P me Akademija Pandevin. Të gjitha ndeshjet fillojnë ora 13:00   

Në stadiumin e Çairit do të përballen, aktualisht dy skuadrat më të mira në  futbollin vendor, Shkupi dhe Shkëndija. Edhe pse bëhet fjalë për ndeshje të çerekfinales kjo sfidë është cilësuar si finale para finales. Shkupjanët vlerësojnë se terreni vendas dhe përkrahja e tifozëve do të jetë përparësi për rezultatin pozitiv.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Mendoj që kemi arritur të analizojmë kundërshtarin, skuadra e Shkëndijës  ka kualitet por ne do ta luajmë  lojën dhe dhe ne në terrenin vendas besoj në fitore. Për ne kjo ndeshje është e rëndësishme, njëjtë sikur një finale. Andaj ditën e mërkurë të ftoj të gjithë përkrahësit e klubit tone të na përkrahin deri në minutat e fudit” deklaroi futbolliti Valid Hamidi

Nga ana tjetër, “kuqezinjtë” thirren në rezultatet pozitive jashtë Tetovës. Duke shpresuar se kjo traditë do të vazhdojë nga taborri I Shkëndijës respektojnë kundërshtarin, por vlerësojnë se do të kalojnë në raundin tjetër

Sigurishtë ndeshje për kualifikim në raundin e radhës. Sigurisht se ne shkojmë ta kalojmë edhe Shkupin edhe pse  bëhet fjalë për kampionin aktual, por ne megjithatë mendoj se  kemi kualitet edhe mund të kalojmë” – tha Qatip Osmani.

Në tre takimet tjera të çerekfinales takohen: Struga Trim Lum – Bregallnica, Makedonija Gj.P – Akademia Pandev dhe Sileksi –Vardari. Meqë çerekfinalet  luhen me një ndeshje,  ekipet  fituese kalojnë në gjysmëfinale. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share