Kupa e Diasporës: Arsimi fitues i turneut “Debreshi 2023”

SULEJMANI- KËSAJ RADHE DO TË FILLOJMË ME GRUP MOSHA TË REJA

Në organizim të Qani Sulejmanit nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, trajneri i njohur nga ky vendbanim Bekim Ahmeti dhe aktivist nga Forumi Rinor i Debreshit u mbajtë edicioni i tetë me radhë turneu tradicional në futboll të vogël Kupa e Diasporës “Debreshi 2023”. Kësaj radhe në turnir morën pjesë nëntë ekipe me shpresa të futbollit prej të cilave shtatë nga vendi dhe dy ekipe me futbollist të rinj nga diaspora. Fitues doli ekipi nga shkolla e futbollit Arsimi nga Çegrani.

Turneu u zhvillua sipas rregullave të futbollit të vogël, ndërsa në finale u përballën talentet nga shkolla e futbollit  Arsimi të Çegranit  dhe shkolla e futbollit “Dardanët” nga Lagja e Teqesë në Tetovë. Ndeshja në kohën e rregullt  përfundoi më rezultat të barabartë 1-1, ndërsa pas ekzekutimit nga tre penalti fitues doli Arsimi. Në fakt ky turnir dëshmoi se tek na ka talent të shumtë të futbollit por atyre duhet dhënë hapësirë dhe krijuar kushte adekuate

Filluam me mosha të reja . E pamë arsyeshme për afirmimin e futbollit, sportit  këtu në rrethinë, po natyrisht këtu ka edhe  mërgimtar që vinë nga  jashtë bashkërisht të zhvillojmë  ndeshje  futbolli, të njoftohemi si zakonisht që e kemi pas këtë turnir tradicional. Kësaj radhe do të fillojmë me grup mosha të reja. Unë iu falënderoj gjithë ekipet pjesëmarrëse”, deklaroi Qani Sulejmani, organizator.

Organizatori me kupa nderoi katër ekipet e para, ndërsa mirënjohje në shenjë të respektit iu ndau të gjitha ekipeve pjesëmarrëse. Lojtar më mire i turneut u shpall talenti futbollit nga Lavdrim Kasami nga ekipi i Dardanëve, portierë më mirë Benard Shaqiri i Arsimit. Drejtësi në këtë turne tradicional ndau referja e njohur nga Struga Besa Lleshi. Organizatori me mirënjohje nderoi edhe gazetarin e sportit në KlanMaqedoni ,Shaban Sinani./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share